2011-01-28 17:23:23

Në Tiranë, lule dhe qirinj aty ku u vranë tre protestues javën e kaluar


(28.01.2011 RV)Protesta e opozitës sot në Tiranë përfundoi pa probleme. Disa mijëra njerëz mbushën Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me në krye Edi Ramën, i cili më vonë u largua. Njerëzit vendosën lule e ndezën qirinj para kryeministrisë, në vendin ku u vranë tre manifestuesit e javës së kaluar. Policia i kishte marrë të gjitha masat për t’iu përgjigjur shkallëzimit të mundshëm të gjendjes, por fatmirësisht, nuk qe e nevojshme. Ndërkaq, manifestimi i nesërm i organizuar nga koalicioni i Sali Berishës nuk do të bëhet. Vendimi u mor pas ndërhyrjes së të dërguarit të OSBE-së, i cili i ftoi palët të punojnë për uljen e tensionit.







All the contents on this site are copyrighted ©.