2011-01-28 17:24:17

Kultura evropiane, në qendër të takimit II të Ciklit të leximeve teologjike, që vijojnë në Lateran, në Romë.


(28.01.2011 RV)“Kultura evropiane: origjina e perspektivat”. Kjo ishte tema e takimit II të ciklit të leximeve teologjike mbi fjalimet e mëdha të Papës Benedikti XVI, kushtuar fjalimit mbajtur në Kolegjin de Bernardë, në Paris, më 12 shtator 2008.RealAudioMP3
Gjatë këtij fjalimi, Papa u nis nga reflektimi mbi jetën murgare, për të nënvizuar se murgjërit, duke zgjedhur rrugën e dëgjimit të fjalës së Zotit, arritën tek kultura e fjalës, depërtuan në të fshehtat e gjuhës, të cilën arritën ta kuptojnë në thellësitë e ndërtimit të saj. Prandaj u bënë të rëndësishme shkencat laike, që kishin për qëllim të hynin në të fshehtat e gjuhëve.
Gjithnjë në kërkim të Zotit, murgjërit e manastireve, zhvilluan erudicionin e vërtetë, kulturën e vërtetë, që formoi, pastaj, kulturën tonë. Pikërisht për këtë, quaerere Deum, kërkimi i Hyjit, qenia gjithnjë për udhë drejt Zotit, mbetet edhe sot, ashtu si dje, rruga kryesore e themeli i çdo kulture.
Fjalimi i madh kushtuar kulturës, që Papa e mbajti në Kolezhë de Bernardë, krijoi qartë pështypjen se biseda mbi rrënjët e krishtera, mbi të cilën papët kanë ngulmuar aq shumë, nuk është sllogan, por diskutim me përmbajtje të pasur e të saktë. Papa i bëri të gjithë të shikojnë qartë se pikërisht duke u nisur nga kërkimi i Zotit, duke u nisur nga jeta rregulltare, zhvillohen shumë përmasa të kulturës: përmasa e letërsisë, e arteve, e muzikës, e shpjegimit të teksteve, e veprimtarisë, e zellit për punë praktike, përmasa këto absolutisht themelore të kulturës sonë evropiane. Prandaj mund të themi se Kisha, seli e krishterë, ndjehet e pranishme në thellësi të kulturës sonë e dëshiron të jetë edhe në të ardhmen.
Por të dëgjojmë imzot Sergio Lancën, asistent kishtar pranë Universitetit katolik të Zemrës së Krishtit:
“Kërkimi i Zotit është qëllimi i monakizmit të vërtetë. E ky kërkim i Zotit bëhet menjëherë edhe kërkim i rrugëve, që të çojnë tek Zoti. E ja se në këtë kërkim na ndihmon Fjala e atëherë kërkimi i Fjalës së Zotit e i kuptimeve të saj, gërshtohen. “L’amour de l’ être” e “l’amour de Dieu” bashkohen në një udhë të vetme, në udhën ku feja e arsyeja takohen”.








All the contents on this site are copyrighted ©.