2011-01-28 17:24:32

Benedikti XVI laikëve afrikanë të Veprimit Katolik: feja juaj e krishterë të jetë në bazë të jetës familjare, politike e shoqërore.


(28.01.2011 RV)“Laikët e kontinentit afrikan duhet të japin ndihmesën e tyre të çmuar për vendosjen e drejtësisë, të pajtimit e të paqes”. Kjo është porosia kryesore, në qendër të mesazhit, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, drejtuar nga Benedikti XVI pjesëmarrësve në Forumin ndërkombëtar të Veprimit Katolik, mbledhur pak ditë më parë në Dakar. Duke kujtuar porositë e Asamblesë së posaçme të Sinodit të ipeshkvijve për Afrikën, Ati i Shenjtë i nxit laikët afrikanë të jetojnë në përkim të plotë me mësimet e Ungjillit kudo: në familje, në punë, në politikë; e të jenë kudo e kurdoherë ambasadorë të Krishtit në gjirin e shoqërisë. Për ta realizuar një mandat të tillë, aspak të lehtë, Papa i porosit shekullarët të kërkojnë ndihmë nga lutja e nga sakramentet e t’ia kushtojnë, pa frikë, kohën, fesë së gjallë, përmes formimit të shëndoshë shpirtëror e human.







All the contents on this site are copyrighted ©.