2011-01-27 17:08:01

Tiranë: Kryeministri Berisha prokurores Ina Rama: “Trego pse gënjeve.”


(27.01.2011 RV)Sot paradite Kryeministri Sali Berisha u takua me familjarë të policëve dhe të gardistëve që mbrojtën kryeministrinë më 21 janar. Në fjalën e tij Berisha iu drejtua edhe njëherë kryeprokurores Ina Rama të tregojë se nga kush i ka ardhur porosia të gënjente se nuk ishte paraqitur padi për të hetuar për dhunim të institucioneve kushtetuese, kur u takua me ambasadorin amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu.
Ndërkaq në Shqipëri mbërriti edhe eksperti i parë i FBI, sipas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për asistencë, për të hetuar pikërisht mbi ngjarjet e 21 janarit. Ndërsa Prokuroria njoftoi se i ka përsëritur edhe një herë urdhërndalimet ndaj zyrtarëve të lartë të gardës, të cilat Policia e Shteti refuzoi t’i zbatonte. Nga ana tjetër nesër opozita njofton se do të zhvillojë një marshim-homazh për të rënët. “I ftojmë të gjithë qytetarët t’i bashkohen homazhit tonë për tre shqiptarët e thjeshtë që u vranë më 21 janar. Heshtja, lulet dhe qirinjtë do të jenë mjetet tona të demonstrimit.” deklaroi për shtypin deputeti socialist Besnik Bare. Kurse Sali Berisha e anulloi manifestimin e PD-së në program për të shtunën, sipas një kërkese të posaçme të SHBA dhe të BE.







All the contents on this site are copyrighted ©.