Tunizi: qeveria kërkon nga Interpoli arrestimin e ish-presidentit Ben Ali
Qeveria e Tunizisë i ka kërkuar Interpolit arrestimin e ish presidentit Ben Ali,
të gruas e anëtarëve tjerë të familjes me akuzën për “marrje të paligjshme të të mirave
të tundshme e të patundshme” dhe “transferim të paligjshëm të valutës së huaj jashtë
vendit”. Ben Ali që gjendet nga data 14 janar në Arabinë Saudite, është larguar nga
vendi pas protestave të dhunshme kundër sundimit të tij 23-vjeçar. Bëhet e ditur se
policia sot ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, që kërkonin
mospërfshirjen e ish-aleatëve të Ben Alisë në qeverinë e re të përkohshme. Edhe
sot me mijëra persona kanë manifestuar duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së tranzicionit
të udhëhequr nga Mojammed Gannouchi dhe zhbërjen e partisë së ish-presidentit, Zine
el-Abidine Ben Ali. Kështu njoftoi TV shtetëror, duke transmetuar video të protestave. BE
filloi sot misionin e Komisionit Evropian në Tunizi për të diskutuar me autoritet
vendore paketën e masave që BE-ja është e gatshme të ndërmarr për të mbështetur procesin
elektoral. Misioni i BE-së drejtohet nga Huhues Mingarelli, drejtor i Shërbimin evropian
për nisme të jashtme (Seae) për Lindje të Mesme. Mingarelli mbërrini sot në Vend ku
do të qëndrojë disa ditë.