2011-01-26 15:14:24

Shqipëri: BE-ja kërkon ndaljen e dhunës, OSBE-ja daljen e autorëve të dhunës para ligjit dhe anulimin e tubimeve


Në Shqipëri sot ishte dita e të dërguarit të BE-së Lajcak, i cili kryeministrit Berisha e kreut të PS Rama u kërkoi të heqin dorë nga dhuna e të zgjidhin krizën me përgjegjësi përmes dialogut duke shmangur përshkallëzimin e tensionit. Diplomati sllovak pohoi se askush nuk është mbi institucione dhe drejtësi. Opozita të mos nxisë dhunën mes qytetarëve.
E kryeministri Berisha për të ulur tensionin në Vend anuloi mbajtjen e manifestimit të simpatizuesve të PD-së që ishte programuar për të shtunën. I dërguari i BE-së Lajcak zhvilloi takime intensive me Presidentin e Shqipërisë Topi, kryeministrin Berisha e liderin e PS-së Rama dhe pohoi: “Duam të jemi të qartë se e ardhja evropiane e Shqipërisë varet jashtëzakonisht shumë nga përcaktimet e veprimet e liderëve politikë, të cilëve u kërkojmë të zbatojnë atë që kërkojmë të bëjnë dhe u kërkojmë ta bëjnë tani”. Ky pra qe mesazhi i të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajcak.
BE don që Shqipëria të kthehet në udhën e saj drejtë Evropës: një objektiv që arrihet vetëm nëse të gjithë, qeveria e opozita, do të bëjnë pjesën e tyre që u takon”, ripohoi Lajcak duke nënvizuar se “Evropa është pranë jush dhe është e gatshme të ndihmojë Vendit tuaj”.
Edhe OSBE-ja ndërhyn përmes zëvendësministrit të punëve të Jashtme të Lituanisë, Avaldas Ignatavièius, i cili i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës të rifillijonë dialogun politik “për të zgjidhur dallimet politike ekzistuese”.
“Unë nxis partitë politike të Shqipërisë të angazhohen në dialog konstruktiv e përfshirës ndërpartiak në parlament si dhe në institucionet e tjera demokratike që ekzistojnë në vend”, është shprehur më tej Ignatavièius.
Nga ana e saj, kryeprokurorja Ina Rama është shpreh se arrestimi i kryesisë së Gardës republikane për vrasjen e tre protestuesve të opozitës “duhet të zbatohet”. Kështu tha sot Ina Rama, duke iu përgjigjur kryeministrit Berisha e këtë e bëri duke pasur pranë Alexander Arvizum, ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, vendi që i dha mbështetje të plotë prokurores shqiptare që është duke hetuar mbi ndeshjet e së premtes së kaluar para pallatit të qeverisë.
Kryeministri Sali Berisha nga ana e tij siguroi sot se do të ketë një hetim të plotë dhe të gjithanshëm mbi ngjarjet e 21 janarit, dhe"kërkoi një hetim të plotë, transparent e të pavarur të asaj që ndodhi, të vrasjes por edhe në tërësi të problematikës. Ka edhe një kërkesë të ligjshme që të shmangen përplasjet dhe dhuna në mitingje e aktivitete të tjera”.







All the contents on this site are copyrighted ©.