2011-01-26 16:33:32

Kisha ortodokse ruse vlerëson rezolutën e BE-së për lirinë fetare


(26.01.2011 RV)Edhe Kisha Ortodokse Ruse shpreh vlerësimin e saj për rezolutën e miratuar këto ditë në Parlamentin Evropian, në të cilën mbrohet e kërkohet liria fetare për të gjithë dhe denoncohet persekutimi kundër të krishterëve. Nota e Departamentit për marrëdhëniet me jashtë, kryesuar nga mitropoliti Hilarion i Volokolamskut, botohet në gazetën e Vatikanit, “L’Osservatore Romano”.
Në të, nënvizohet se kjo rezolutë është diçka “revolucionare”, pasi për herë të parë, parlamentarët vendosën të mbajnë qëndrim mbi një temë, kaluar shpesh në heshtje. Gjithashtu, me anë të saj, Evropa pranon se në zona të ndryshme të botës po vihet në zbatim një persekutim i paparë kundër të krishterëve. Kujtojmë se miratimi i rezolutës u nxit nga ministrat e jashtëm të Francës, Italisë, Hungarisë dhe Polonisë, me përkrahjen e Përfaqësueses së Lartë për Politikën e jashtme dhe Sigurinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.