2011-01-25 16:31:03

Prishtinë: Zgjedhjet në Mitrovicë i fitoi Partia Demokratike e Kosovës.


(25.01.2011 RV)Sipas përfundimeve preliminare të bëra publike sot nga Komisioni qendror i Zgjedhjeve, në votimet e përsëritura në komunën e Mitrovicës, në Kosovë, doli fituese Partia Demokratike e Kosovës. Po ashtu, sipas përfundimeve preliminare, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, u shpreh se edhe në shkallë vendi duket se votimet në Kosovë janë fituar nga Partia Demokratike. “Pjesëmarrja e votuesve në të gjithë Kosovën ka qenë 47%” u shpreh për shtypin, kryetarja e KQZ, Valdete Daka”. Ndërsa bashkimi i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” i vlerësoi votimet e përsëritura në Mitrovicë si normale, të rregullta dhe demokratike, ndonëse vuri në dukje faktin shqetësues se në to mori pjesë një numër i vogël votuesish.







All the contents on this site are copyrighted ©.