2011-01-25 19:11:03

Iran: ekzekutohen me varje dy pjesëmarrës në protestat e 2009.


(25.01.2011 RV)Irani vari të hënën dy aktivistë, pjesëmarrës në demonstratat e 2009. Dy të dënuarit akuzoheshin se ishin anëtarë të një celule aktive të muxhahedinëve, lëvizja kryesore kjo që kërkon luftë të armatosur kundër regjimit iranian. Dënimet me vdekje të Xhafar Kazemit dhe Mohamad Ali Haxhagei u konfirmuan edhe nga gjykata e apelit në maj të 2010. Shumë shtete, ndër të cilat edhe SHBA e Franca i kishin kërkuar Iranit të mos i zbatonte këto vendime.
Ndërkaq disidentët iranianë në Francë iu kërkuan vendeve perëndimore “t’i ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me pushtetin politik mesjetar në fuqi, në Iran.”







All the contents on this site are copyrighted ©.