Sulm terrorist në aeroportin e Moskës: 31 të vdekur
(24.01.2011 RV)Sulm terrorist në aeroportin e Moskës. Një kamikaze, me origjinë
nga Kaukazi, sipas policisë, shpërtheu në sallat vip, afër një restoranti, në aeroportin
Domodedovo, më i madhi i Rusisë. Për momentin, bilanci është 31 të vdekur e së paku
150 të plagosur. Forcat ruse të sigurisë punojnë për evakuimin e njerëzve. Janë marrë
masa të rrepta për të kontrolluar edhe aeroportet e tjera të Moskës, stacionet hekurudhore
dhe ato të metrosë. Presidenti rus, Dmitrij Medvjedjev hoqi dorë nga fjalimi i tij
në Forumin Ekonomik të Davosit, për t’i bërë ballë gjendjes së krijuar. Atentati
i sotëm, pason atë të marsit 2010, kur dy gra shpërthyen në metronë e Dagestanit,
duke vrarë 40 vetë.