Nesër Papa do të kremtojë në Bazilikën romake të Shën Palit jashtë mureve.
(24.01.2011 RV)Nesër Papa Benedikti XVI do të shkojë në Bazilikën romake të
Shën Palit jashtë Mureve ku, duke nisur nga ora 17.00, do të kryesojë kremtimin e
lutjeve mbrëmësore. Me këtë kremtim përfundon edhe Java e lutjes për bashkimin e të
krishterëve 2011, me temë: “Të bashkuar në dëgjimin e Apostujve, në ndarjen e përbashkët
të pasurive, në thyerjen e bukës eukaristike, në lutje”, propozuaar nga Kishat dhe
bashkësitë e krishtera të Jeruzalemit.