Duke shfletuar kalendarin, përkujtojmë Shën Françeskun e Sales.
(24.01.2011 RV)Shën Françesku, Ipeshkëv e Dijetar i Kishës, lindi në Thorens
të Savojës më 21 gusht të vitit 1567. Si u doktorua në Padovë, u shugurua meshtar
e më pas u emërua ipeshkëv i Gjenevës. Është një ndër mësuesët e mëdhenj të jetës
shpirtërore. Shkroi shumë vepra asketike e qe ndër të parët që jetën shpirtërore e
shenjtërinë i paraqiti të mundshme në të gjitha gjendjet e jetës: në familje, në shoqëri,
në zyrë, në punë, në ushtrí, në katedra universitetesh e edhe në parmendë e në kosë.
Theksoi se vetëm dashuria e Zotit bën Shenjtorë. Në bashkëpunim me Gjovanë Françeskën
Fremiò de Shantal themeloi murgeshat klaustrale të Vizitacionit. U shqua për dituri
të thellë e butësi të jashzakonshme, aq sa u quajt Shenjti i butësisë. Me urtinë e
tij baritore dhe ëmbëlsinë proverbiale, tërhoqi shumë kalvinistë në radhët e Kishës
katolike. Vdiq në Lion me 28 dhjetor 1622.