2011-01-19 15:45:23

SHBA-Kina: dje, darkë pune për Obamën dhe Hi Hintaon, mes protestave të disidentëve


(19.01.2011 RV)Presidenti amerikan, Barak Obama i uroi mirëseardhjen në Uashington homologut të tij, Hu Hintao, me një darkë zyrtare, mbrëmë, në Shtëpinë e Bardhë. Çensura kineze ndërpreu sot për pak minuta, transmetimin e rrjetit televiziv britanik BBC, kur njëri nga korrespondentët në Uashington po jepte lajmin mbi protestat e organizuara nga disidentët, të cilët janë refugjatë në SHBA-të. Manifestime të tilla janë paralajmëruar edhe nga tibetanët e ujgurët. Në kryeqytetin amerikan ndodhet gjithashtu, gruaja e avokatit disident Gao Zhisheng, “i zhdukur” në birucat e policisë, që nga prilli i kaluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.