2011-01-19 16:54:45

Paraqitet libri me titull: “Ateizëm? Jo, faleminderit!”.


(19.01.2011 RV)Nesër do të paraqitet libri “Ateizëm? Jo, faleminderit!”, me autorë kardinalin Valter Brandmyler dhe gazetarin Ingo Langner, botuar nga LEV.
Vepra është shkruar në formën e një dialogu të veçantë e origjinal ndërmjet kardinalit Brandmyler, historian i Kishës, dhe Ingo Langner, gazetar e kineast i njohur. Ka në bazë një nga pyetjet, që vijon të ngjallë diskutime të mprehta: “Fe, apo ateizëm? Shkencë a religjion? Me Zotin a pa Zotin?”.
Biseda, e thjeshtë dhe e kuptueshme, hap para lexuesit faqe të rëndësishme të historisë së njerëzimit, nga Iluminizmi, tek teoritë fizike të Big Bang-ut; nga mendimi i filozofëve dhe i shkencëtarëve, si Darvini, Niçe, Laplas, Daukins, tek Shkrimi Shenjt; nga jeta e Jezu Krishtit, tek parimet themelore të Kishës Katolike.
Është një vepër, që e bën njeriun të mendojë, të besojë ose të rikthehet tek besimi, në e pastë humbur sadopakKujtojmë se Hirësia e Tij, Brandmyler, i lindur në Ansbah të Gjermanisë, më 5 janar 1929, krijuar kardinal nga Papa Benedikti XVI në Koncistorin e nëntorit 2010, këshilltar pranë Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, Kryetar nderi i Komitetit Papnor të shkencave historike dhe anëtar i Akademisë Papnore të Teologjisë, është autor i shumë veprave me karakter historik e shkencor, që kanë të bëjnë kryesisht me ngjarjet më të rëndësishme të Kishës Katolike në shekuj. Po mjaftohemi të kujtojmë vetëm veprën “Çështja Galileo, ndërmjet mitit e realitetit”, që vijon të ketë jehonë të madhe në botën e kulturës.







All the contents on this site are copyrighted ©.