2011-01-19 12:39:11

Papa të rinjve: jepini me kujdes makinës


(19.01.2011 RV)Jepini makinës me kujdes e me përgjegjësi, mbrojeni jetën tuaj e atë të të tjerëve: kështu i porositi Papa të rinjtë, në përfundim të audiencës së përgjithshme, mbajtur sot në Vatikan. Benedikti XVI iu drejtua anëtarëve të shoqatës “Bijtë në parajsë: krahë mes qiellit e tokës”, ku bëjnë pjesë prindër, fëmijët e të cilëve kanë humbur jetën në aksidente automobilistike. Pavarësisht nga vrulli rinor, këshilloi Ati i Shenjtë, kur merrni në dorë timonin, llogaritini rreziqet.







All the contents on this site are copyrighted ©.