2011-01-19 15:45:12

Papa cakton kreun e Komisionit të kontrollit financiar


(19.01.2011 RV)Kardinali Atilio Nikorà u emërua sot nga Papa në krye të Autoritetit të Informacionit Financiar (AIF), që do të kontrollojë zbatimin e normave të reja mbi transparencën financiare të Selisë së Shenjtë. Benedikti XVI emëroi edhe anëtarët e Këshillit drejtues të Autoritetit: Klaudio Bianki, Marçelo Kondemi, Xhuzepe dela Torre dhe Çezare Testa.







All the contents on this site are copyrighted ©.