2011-01-19 12:03:12

Papa: angazhimi shoqëror obligim themelor për të krishterët, të punosh për dashuri e drejtësi është bashkësisë së vërtet


Impenjimi shoqëror për dashuri e drejtësi është një obligim themelor i bashkësisë së krishterë. Këtë pohoi Papa Benedikti XVI, duke treguar se në jetën e bashkësisë së parë të Jerusalemit, ashtu siç na rrëfejnë Veprat e Apostujve, model i jetës për të gjithë të krishterët. Këtë nënvizoi Ati i Shenjtë gjatë audiencës së përgjithshme, duke shpjeguar besimtarëve e shtegtarëve të pranishëm në Sallën e Palit VI në Vatikan, kuptimin dhe synimin e Javës së Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve, të cilën Kisha e kremton deri më 25 janar.
Duke përshkuar tiparet e bashkësisë së parë të krishterë Benedikti XVI shpjegoi duke cituara Veprat e Apostujve se “Bashkimi vëllazëror në atë kohë, ashtu si edhe në ditët tona, është shprehja më e prekshme dhe e kuptueshme e bashkimit ndërmjet dishepujve, sidomos për botën e jashtme: “qëndronin së bashku dhe gjithçka kishin të përbashkët....pasuritë që kishin ua ndanin të varfërve e të gjithëve sipas nevojës së secilit” (Vp 2,42-47). Ky aspekt, shpjegoi Ati i Shenjtë Racinger, “në historinë e Kishës ka pas gjithnjë modalitete të reja të shprehjes, e njëra prej këtyre është edhe marrëdhënia miqësore ndërmjet të krishterëve të bashkësive e të konfesioneve të ndryshme”.
“Historia e lëvizjes ekumenike ka njohur vështirësi e pasiguri, - nënvizoi Papa – por bashkëndarja e afërsia vëllazërore kanë ndryshuar në mënyrë domethënëse marrëdhëniet mes besimtarëve, e shprehet domosdoshmërisht në bashkimin konkret dhe krijon njësi e afërsi ndërmjet nesh: askush në bashkësinë e krishterë – vuri në pah Papa – nuk duhet të ketë uri, të jetë i varfër, ky është një obligim themelor, që shprehet konkretisht në impenjimin shoqërore, në bamirësi, në dashuri e në drejtësi”.







All the contents on this site are copyrighted ©.