2011-01-19 15:45:34

Masakra e të krishterëve në Egjipt dënohet nga emiri i Kuvajtit


(19.01.2011 RV)Emiri i Kuvajtit, Sabah al Ahmed al Xhaber al Sabah dënoi, para krerëve arabë të mbledhur sot paradite në samitin shoqëroro-ekonomik të Sharm el Sheikut, sulmin terrorist në kishën kopte të Aleksandrisë, në pragun e Vitit të Ri.
“Ky sulm – pohoi lideri kuvajtian – kishte për qëllim të nxiste kryengritje ndërmjet egjiptianëve. Vetëdija e Egjiptit mbi arsyet e sulmit do të bëjë të dështojnë planet e terroristëve dhe të ruhet qëndrueshmëria e vendit”. Emiri nënvizoi se Kuvajti bashkohet me përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të luftuar “të gjitha format e terrorizmit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.