2011-01-18 13:36:21

Rabini Toaf: Lumnimi i Papës Vojtila është shprehje e vlerësimit të një Njeriu të madh.


“Lumnimi i Karol Vojtilës është vlerësim i një Pape e i një Njeriu të madh, të cilin e kam njohur shumë mirë”- këtë pohoi Kryerabini i nderit i Romës, Elio Toaf, protagonist, së bashku me Papën Gjon Pali II, i vizitës historike papnore në sinagogën e Romës, më 13 prill të vitit 1986. Rabini Toaf, emrin e të cilit e pati kujtuar me mirënjohje Papa Vojtila në testamentin e tij shpirtëror, pohoi edhe se Lumnimi i Papës polak është një ngjarje, që e kënaq pa masë, ndonëse fakt i brendshëm i Kishës katolike. Karol Vojtila e Elio Toaf u takuan për herë të parë më 8 shkurt 1981, gjatë vizitës baritore papnore në famullinë romake të Shën Karlit ai Catinari. Këtu, në një lokal pranë famullisë, Papa e Rabini biseduan privatisht, siç dëshmon kardinali Mejia, asokohe sekretar i Vatikanit për marrëdhëniet fetare me hebraizmin.








All the contents on this site are copyrighted ©.