2011-01-17 17:35:08

Papa në fjalimi drejtuar “Lëvizjes neokatekumenale” kujton rëndësinë e misionit në jetën e Kishës. Njerëzimi, një familje e vetme.


(17.01.2011 RV)Benedikti XVI priti sot paradite në Sallën e Palit VI, në Vatikan, nismëtarët e Lëvizjës neokatekumenale, Kiko Arguelo, Karmen Hernandez dhe Atë Mario Peci, të shoqëruar nga ekipi endacak i drejtuesve të Lëvizjës kishtare, që vepron në më se 120 kombe. Në audiencë merrnin pjesë edhe 78 rektorë të seminareve të Nënës së Shëlbuesit, priftërinj e seminaristë, familje në mision, bashkësi misionarësh, misionarë në mes popujve e katekistë të Romës e të Lacios.
Gjatë audiencës, Ati i Shenjtë nisi 230 familje të reja për mision në gjirin e 43 kombeve, në të pesë kontinentet, duke përuruar trembëdhjetë ‘misione ndërmjet popujve’ në Evropë (Gjermani, Austri, Maqedoni, Francë, Ukrainë, Suedi, Hungari) dhe në Amerikën e Jugut (Venezuelë). Çdo grup misionar “ndërmjet popujve” përbëhet nga një meshtar, i shoqëruar prej tri-katër familjesh me shumë fëmijë të cilat, sipas kërkesës së një ipeshkvi, marrin mandatin për të ugjillëzuar zona të ndryshme të botës, të krishtera ose jo.







All the contents on this site are copyrighted ©.