2011-01-17 14:26:44

Papa flet për emigrantët në Lutjen e Engjëllit të Tënzot


Sot, më 16 janar, u kremtua Dita Botërore e Emigrantit dhe e Refugjatit. Mesazhi i Papës Benedikti XVI për këtë ditë titullohet “Një familje e vetme njerëzore”. Duke cituar Enciklikën “Caritas in Veritate”, Ati i Shenjtë vë në dukje se “në një shoqëri të globalizuar, e mira e përbashkët dhe impenjimi për të nuk mund të mos marrin përmasat e krejt familjes njerëzore, pra përmasat e bashkësisë së popujve dhe kombeve, në mënyrë që t’i jepet forma e unitetit dhe e paqes qytetit të njeriut, për ta bërë në një farë mënyre pararendës të qytetit pa barriera të Zotit”.
“Bota e emigrantëve – shkruan Papa – është e gjerë dhe e ndryshme. Njeh përvoja të mrekullueshme e premtuese, ashtu si, fatkeqësisht, edhe shumë të tjera dramatike e të padenja për njeriun e shoqërinë, që e mbajnë veten për të qytetëruar.
Për Kishën, ky realitet është shenjë e qartë e kohëve, që vë më shumë në dukje vokacionin e njerëzimit për të formuar një familje të vetme, e, njëkohësisht, vë në dukje vështirësitë, të cilat, në vend që ta bashkojnë këtë familje, e ndajnë dhe e përçajnë. Të mos e humbim shpresën e t’i lutemi sëbashku Zotit, Atit të të gjithëve, që të na ndihmojë të jemi, secili personalisht, burra e gra të aftë për marrëdhënie vëllazërore. Në planin shoqëror, politik e institucional të rriten mirëkuptimi dhe vlerësimi i ndërsjelltë ndërmjet popujve dhe kulturave”.
Benedikti XVI foli për emigrantët edhe gjatë Lutjes së sotme të Engjëllit të Tënzot, në të cilën morën pjesë disa eksponentë të bashkësive katolike të emigrantëve të Romës.







All the contents on this site are copyrighted ©.