2011-01-17 16:32:59

Audienca e Papës me drejtoreshën e UNESCO-s: të sigurohet arsimi cilësor për të gjithë


(17.01.2011 RV)Benedikti XVI priti sot në audiencë drejtoreshën e përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova. Gjatë takimit u shkëmbyen opinione mbi impenjimin e UNESCO-s në fushën e arsimit, të shkencës e të kulturës, fusha me interes edhe për Selinë e Shenjtë. Në veçanti, u nënvizua nevoja për të siguruar zhvillimin e përgjithshëm të njeriut dhe u theksua rëndësia e arsimit cilësor për të gjithë. Në fund, Papa dhe drejtoresha e organizmit të Kombëve të Bashkuara u ndalën në disa aspekte të mbrotjes së pasurisë kulturore botërore dhe të ambientit, si edhe në vlerën e dialogut ndërmjet kulturave.







All the contents on this site are copyrighted ©.