Raport mbi persekutimet në Indi: 149 sulme kundër të krishterëve në vitin 2010
Gjatë vitit 2010, ka pasur 149 sulme kundër të krishterëve në Indi. Shifra shqetësuese
raportohet nga Bashkësia Evangjelike e Indisë, organizatë, ku marrin pjesë të krishterët
protestantë. Sipas raportit, dhuna e ekstremistëve hinduistë ka prekur 18 shtete të
Federatës, sidomos në Karnataka, Andra Pradesh (India jugore), Madia Pradesh dhe Çatisgarl
(India qendrore). Kujtojmë se vitet e kaluara, problemet më të mëdha i ka pasur shteti
i Orisës, ku dhuna është ndaluar pothuaj krejtësisht, për shkak të interesimit të
bashkësisë ndërkombëtare. Ndërkaq, në shtete të tjera indiane, ekstremistët veprojnë
të pa shqetësuar nga askush e madje shpesh, autoritetet civile në pushtet i përkasin
partisë nacionaliste hinduiste Barantija Xhanata Parti, që ligjëron e mbron grupet
ekstremiste.