Shqiptarët e Romës përkujtojnë Gjergj Kastrionin Skënderbe në 543 vjetorin e vdekjes
Nesër më 15 janar në ora 13.00 në Piazza Albania në Romë do të mbahet Ceremonia përkujtimore
me rastin e 543-vjetorit të vdekjes të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu Me
rastin e përkujtimit të 543 vjetorit të vdekjes së heroik kombëtar shqiptar, Gjergj
Kastriotit, diplomatët shqiptarë në Romë njoftojnë me sa vijon: Ambasada e
Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë organizojnë,
ditën e shtunë, më 15 janar 2011, në orën 13.00, ceremoninë në përkujtim të Heroit
Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Janë të ftuar në sheshin “Albania” shqiptarë
nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, arbëreshë, miq e dashamirës italianë. Gjergj
Kastrioti-Skënderbeu, Hero Kombëtar i shqiptarëve
(1405-17 janar 1468) Shqiptarët përkujtojnë heroin kombëtar, luftëtarin e suksesshëm
kundër pushtimit dhe pushtueve otomanë, burrin e shtetit dhe arkitektin e lidhjeve
dhe aleancave me perëndimin dhe Selinë e Shenjtë, simbolin e qendresës dhe orientimit
perëndimor të kombit tonë. Ky vit perkujton heroin por edhe idealin e tij pro-perëndimor
më mirë dhe më ngrohtë se çdo vit tjetër më parë sepse Shqipëria dhe shiptarët nuk
kanë qenë asnjëherë më të lirë e më pranë Evropës. Projekti i Skënderbeut është sot
projekti i shqiptarëve kudo ku janë. Do të vijoje nje koktel.
Ambasada
e Republikës së Shqipërisë Via Asmara 5, 00199 Roma Tel.: (+39) 06/ 86224124 Fax:
(+39) 06/86224120
Njoftimi nga Ambasada e Kosovës në Romë Organizohet tubim përkujtimor në nderim të figurës së Skënderbeut Me rastin
e shënimit të përvjetorit të 543 të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit Skënderbeut,
më 15. 01.2011, në ora 13:00, Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Ambasadë
e Republikës së Shqipërisë, organizojnë një tubim përkujtimorë me bashkatdhetarët,
në Sheshin Pzz. Albania në Romë, pranë përmendores së Heroit Kombëtare dhe Evropian.
Me
rastin e shënimit të përvjetorit të 543 të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit
Skënderbeut, më 15. 01.2011, në ora 13:00, Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim
me Ambasadë e Republikës së Shqipërisë, organizojnë një tubim përkujtimorë me bashkatdhetarët,
në Sheshin Pzz. Albania, pranë përmendores së Heroit Kombëtare dhe Evropian.
Pas
fjalëve të përkujtimit, do të ofrohen freski për bashkatdhetarët me ç'rast do të zhvillohen
biseda miqësore.
Ftohen bashkatdhetarët të marrin pjesë.
Nderime, Ambasada
e Republikës së Kosovës në Romë Via Tolmino n.12 Romë Tel. 06 85355316