Papa Gjon Pali II dhe ngjarjet më të rëndësishme të Kishës katolike në Shqipëri: një
lidhje historike, e pazgjidhshme, që pushton thuajse një gjysmë shekulli.
Duke
qenë përherë një nga gjymtyrët më të ligshta të Kishës universale, Papa Gjon Pali
II, ashtu si paraardhësit e Tij, e ka rrethuar gjithnjë Kishën katolike në Shqipëri
me atë kujdes që tregojnë prindërit për fëmijën e vogël. Gjon Pali II ka qenë përherë
i gatshëm ta mobilizojë Kishën universale në ndihmë të Shqipërisë e të shqiptarëve,
si dhe të ndërmjetësojë vazhdimisht pranë bashkësisë ndërkombëtare për fatet e vendit
të shqiponjave e jo më pak, të Kosovës. Por, të ndjekim një kronikë të shkurtër,
që flet vetë për këtë interesim: - 3 shtator 1951: Sekretaria e Shtetit të Qytetit
të Vatikanit vendosi që Radioja e papës të flasë edhe në gjuhën shqipe. Udha e saj
nisi me: "Udhën e Kryqit", për të ndjekur pastaj hap pas hapi, për 26 vjet me radhë
Papën e ardhur nga larg, që u ul në fronin e papnisë më 26 qershor 1967.
-
Më 5 tetor 1960, gjatë vizitës në Otranto të Italisë, Papa Gjon Pali II nga brigjet
e përtejme të Adriatikut, i drejtoi popullit shqiptar mesazhin e tij të parë të dashurisë
atërore dhe të kujdesit për grigjën e vogël të martirizuar të katolikëve, nën thundrën
e diktaturës komuniste. Në homelinë e Meshës shenjte, kushtuar martirizimit të të
krishterëve në shekuj, Papa sensibilizoi mbarë botën me fjalët: “E kështu sot nuk
mund të mos e hedh vështrimin përtej detit, ku Kisha heroike në Shqipëri tronditet
thellë nga persekutimi i gjatë, por edhe pasurohet nga dëshmia e martirëve të saj:
ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë rregulltare e besimtarë të thjeshtë”.
- Më
6 maj 1988 një grup shqiptarësh të diasporës së Amerikës shtegtuan drejt Romës për
t’u takuar me Gjon Palin II. Ishte takimi i parë i drejtpërdrejtë i Karol Wojtylës
me shqiptarët - shumica të ikur nga atdheu për t’i shpëtuar diktaturës: shtegtimi
fillon më 5 maj, me arritjen e shtegtarëve të largët. Më 6 maj – audienca në sallën
Klementine në Vatikan; fjalimi programatik i Papës dhe lutja drejtuar Zojës së Këshillit
të Mirë për popullin shqiptar;
- 1989: vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri;
-1990
kremtimi Meshëve të para të pas diktaturës:
4 nëntor 1990 – kremtohet Mesha
e parë në varrezën e Rrëmajit në Shkodër; 11 nëntor 1990 – kremtohet Mesha solemne
në kapelën e varrezave të Rrëmajit;
- 17 tetor 1990: Përurohet në Shkodër seminari
ndërdioqezan “Zoja e Këshillit të Mirë”.
- 2 qershor 1991 – Në solemnitetin
e Korpit të Krishtit kremtohet Mesha solemne me procesion e kryesuar nga Imzot Ercole
Lupinaçi, anëtar i delegacionit të Selisë së Shenjtë në Shqipëri;
- Rivendosen
marrëdhëniet diplomatike në rang nunciature apostolike për Selinë e Shenjtë dhe ambasade
për Shqipërinë; - 22 prill 1993: Ambasadori i parë Willy Kamsi paraqet letrat kredenciale
pak ditë para shtegtimit të Papës Gjon Pali II drejt Shqipërisë; Nunc i parë apostolik
emërohet prelati indian, Imzot Ivan Dias;
- 25 prill 1993 - Papa Gjon Pali
II viziton Shqipërinë, duke u ndaluar në Shkodër dhe Tiranë: gjatë vizitës i dhuron
Kishës së martirizuar hierarkinë e re të pasdiktaturës- katër ipeshkvij të rinj: Imzot
Frano Illinë, Imzot Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën dhe Imzot Zef Simonin.
-
26 nëntor 1994 - Ati i Shenjtë krijon kardinalin e parë shqiptar, Hirësinë e tij,
Mikel Koliqin.
- 27 maj 1995: - organizohet shtegtimi i madh i shqiptarëve
ne Gjenacan me rastin e 100 vjetorit te shpalljes se Zojës se Këshillit te Mirë, Pajtore
të Shqipërisë dhe mbarë popullit shqiptar.
- 17 nëntor 1995 – ipeshkvijtë e
ish-Jugosllavisë, ndërmjet të cilëve Imzot Nikë Prela, ipeshkëv i dioqezës së Shkup-Prizren,
takohen me Papën Gjon Pali II në Vatikan: flitet për kontributin e posaçëm që duhet
të japin katolikët përmes përvojës së faljes e të pajtimit.
- 7 dhjetor 1966
- Shenjtëria e Tij Gjon Pali II riorganizon dioqezat e Kishës katolike në Shqipëri:
themelon Dioqezën e Rrëshenit (Mirditë) në vend të abacisë së Oroshit dhe emëron si
të parin Ipeshkëv të Rrëshenit dhe administrator apostolik të dioqezës së Lezhës,
Atë Angelo Massafrën OFM, asokohe Këshilltar i Provincës Françeskane Shqiptare dhe
Famullitar i Troshanit; ndërsa si administrator apostolik të Shqipërisë së Jugut,
emëron Atë Hil Kabashin, OFM, asokohe kapelan i besimtarëve shqiptarë në Gjermani.
-
Papa Gjon Pali II shuguron ipeshkvij të rinj: Imzot Mark Sopin, ipeshkëv i Kosovës
më 6 janar 1996 në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan; Imzot Angelo Massafrën, më
6 janar 1997 në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan; Imzot Hil Kabashin më 6 janar
1997 në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan; 28 mars 1998 - Imzot Angelo Massafra
emërohet kryeipeshkëv metropolit i Shkodrës, duke zënë vendin e Monsinjor Illisë,
pas vdekjes dhe më 29 qershor 1998 merr nga duart e Papës Gjon Pali II në Vatikan
palion e kryeipeshkvit metropolit; më 10 korrik 1998 Imzot Zef Gashi emërohet kryeipeshkëv
i Tivarit; shugurohet më 19 shtator 1998, në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan;
-
Maj 1998 – Kardinali Jozef Tomko, Prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve,
viziton Shqipërinë, takohet me përfaqësuesit më të lartë të Kishës në vend, vlerëson
rolin e Kishës në procesin e zhvillimit të vendit dhe bekon Kishën e Zojës së Këshillit
të Mirë të saporindërtuar.
- Maj 1999: Ambasadorët e vegjël të Paqes, mbledhës
të gëzhojave vrasëse të revoltës së 1997-tës, për të bërë me to Kambanën e Paqes,
priten në audiencë nga Papa Gjon Pali II.
- 25 janar 2001: Papa zhvendos Selinë
kryeipeshkvnore nga Kisha e Shën Luçisë në Durrës në katedralen e Shën Palit të Tiranës.
-
2 deri më 4 shkurt 2001 - vizita "ad Limina" e ipeshkvijve të Shqipërisë më 12 deri
më 17 shkurt 2001 - e ipeshkvijve të Kosovës në Vatikan: takimi me Papën Gjon Pali
II;
- 8-12 nëntor 2002: kardinali Crescenzio Sepe, Prefekt i Kongregatës për
Ungjillëzimin e Popujve viziton Shqipërinë: më 9 nëntor takohet me Konferencën Ipeshkvnore
të Shqipërisë; më 10 nëntor kryeson Meshën në katedralen e Shkodrës, ku hap procesin
dioqezan për lumturimin e 40-martirëve, shumica viktima të diktaturës dhe viziton
dioqezën e Sapës; më 11 nëntor kremton në Bajzë e në Lezhë;
- 23 prill 2003:
i dërguari i posaçëm i Shenjtërisë së Tij, Papës Gjon Pali II, kardinali Ivan Dias,
kryeipeshkëv i Bombeit, merr pjesë, në emër të Shenjtërisë së Tij, në kremtimet që
organizoi Kisha katolike me rastin e përkujtimit të 10-vjetorit të vizitës së Papës
Gjon Pali II në Shqipëri dhe i sjell kishës katolike e mbarë popullit shqiptar, mesazhin
e Atit të Shenjtë. Këto kremtime shënojnë kulmin e Vitit 1993 shpallur nga ipeshkvijtë
shqipfolës Vit Jubilar, me rastin e 300-vjetorit të Kuvendit të Arbënit, që na kujton
lidhjet shekullore të pakëputura të popullit shqiptar me papët e Romës;
- Romë,
19 tetor 2003 – Nënë Tereza shpallet e Lume. - 14 nëntor 2004 – Papa Gjon Pali
II u krijon mërgimtarëve shqiptarë në Itali mundësinë të mblidhen në një kishë për
të përmbushur nevojat e tyre shpirtërore në gjuhë shqipe: përurohet për besimtarët
shqipfolës, Kisha e Shën Gjonit të mullagave në lagjen romake Trastevere.
-
11 janar 2005: Papa Gjon Pali II i drejton përshëndetjen pjesëmarrësve në Sinodin
Ndërheparkial të Heparkive të Arbëreshëve të Italisë: asaj të Lungros në Kalabri,
të Horës së Arbëreshëve në Sicili dhe murgjërve të Abacisë së Grottaferratës, ku u
zhvillua Sinodi ndërherparkiak, i cili nisi më 15 tetor 2004, për të përfunduar pas
tre muajsh, më 14 janar 2005.
- 25 janar 2005 – Gjon Pali II miraton riorganizimin
e dioqezave të Kishës katolike në Shqipëri, si vijon: - ngre në rangun e Selisë
metropolite, Kryedioqezën e Tiranë-Durrësit, duke e ndryshuar kështu emërtimin aktual
Kryedioqeza e Durrës-Tiranës e duke i caktuar si sufragane Dioqezën e Rrëshenit dhe
Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut; - i bashkëngjit Dioqezën e Pultit,
Kryedioqezës Metropolite të Shkodrës, që emërtohet Kryedioqeza e Shkodër-Pultit, duke
lënë si sufragane të të njëjtës Kryedioqezë, dioqezën e Lezhës e të Sapës.
-
18 mars 2005 – Imzot Mirditës i dorëzohet bula papnore për kthimin e kryedioqezës
së Tiranë-Durrësit në seli metropolite.