2011-01-13 18:05:02

Australi: Vërshimi i ujit ndalet në Brisbrejn.


(13.01.2011 RV)Vërshimi i ujrave të rrëmbyera në Australi duket se u ndal në Brisbejn, kryeqytet i Kuinslendit, qyteti i tretë për nga madhësia në vend. Sidoqoftë dëmet janë të pallogaritshme. Bëhet fjalë për 116 mijë shtëpi pa energji elektrike. Industria e qymyrit, tepër e rëndësishme për Australinë, është pezulluar thuajse plotësisht. Po ashtu dëmet shkaktuar bujqësisë, veçanërisht në perime, fruta dhe kallam sheqeri janë të pallogaritshme dhe kanë bërë që çmimet të rriten. Sipas vlerësimeve për rindërtimin e vendit do të nevojiten rreth 3.8 miliardë euro. “Situata është e rëndë dhe shteti i Kuinslandit ka nevojë që t’i rrijmë pranë në muajt në vazhdim” , - tha për shtypin kryeministri federal australian Xhilard.







All the contents on this site are copyrighted ©.