2011-01-12 13:27:39

Primati i ri i Brazilit është rregulltari dehonian Maurilo Sebastia Ramos Krieger


(12.01.2011 RV)Kryeipeshkvi dehonian, Maurilo Sebastia Ramos Krieger, 67 vjeç, ipeshkëv aktual i Florianopolis, që sot është primat i Brazilit. Papa e emëroi në selinë e San Salvador de Bahia, ku zë vendin e kardinalit Geraldo Majella Agnelo, që jep dorëheqjen, për arsye shëndetësore.
Primati i ri, për shumë kohë epror provincial i dehonianëve të Brazilit, u shugurua ipeshkëv në vitin 1985, kur Gjon Pali II e emëroi ndihmës të kryeipeshkvit të Florianopolis. Që asokohe drejtoi kishat vendase të Ponta Grossa e Maringa, për t’u transferuar përsëri, në vitin 2002, si ipeshkëv i Florianopolis.Pikërisht sot, gjatë audiencës së përgjithshme, Benedikti XVI përshëndeti rregulltarët dehonianë, të pranishëm në Sallën e Palit VI, duke u kujtuar se janë meshtarë të Zemrës së Krishtit e duke i uruar ta duan gjithnjë më shumë Jezusin e ta dëshmojnë në jetën e përditshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.