Papa: për të krishterët është urgjent kumtimi i Ungjillit me jetë
“Ngjarjet e kësaj epoke tonë e vejnë mirë në dritë se sa për të krishterë është urgjente
kumtimi i Ungjillit me jetë”. Kështu pohoi mes tjerash Papa sot në mbarim të audiencës
së përgjithshme, duke iu kërkuar të rinjve të pranishëm në Sallën e Palit VI në Vatikan,
të jenë “gjithmonë besnik ndaj Krishtit për të qenë mbjellës të shpresës e të gëzimit”,
ndërsa të sëmurëve Benedikti XVI u tha “të mos kenë frikë ta ofrojnë mbi elter, vlerën
e paçmueshme të vuajtjes, për të mirën e Kishës e të botës mbarë”. Katekizmin e audiencës
së sotme, Ati i Shenjtë Racinger ia kushtoi shën Katerinës nga Gjenova, mistike e
veprimtare e bamirësisë e cila jetoi nga 1477 deri më 1510.