2011-01-12 17:40:42

Në referendumin për pavarësinë e Sudanit jugor kapërcehet pragu i 60%-shit


(12.01.2011 RV)Pjesëmarrja në referendumin për pavarësinë e Sudanit jugor, me shumicë të popullsisë të krishterë, mund ta ketë kaluar 60%-shin. Ky është pragu, kapërcimi i të cilit e bën të vlefshëm votimin. Pavarësisht se lajmi nuk është akoma zyrtar, ai konfirmohet nga zëdhënësi i Komisionit për Referendumin. Kujtojmë se lufta civile ndërmjet jugut të krishterë dhe veriut mysliman vazhdoi nga viti 1983 deri në vitin 2005 dhe shkaktoi 2 milion viktima.







All the contents on this site are copyrighted ©.