2011-01-12 17:40:51

Kryeministri kuvajtian në Bagdad, për herë të parë pas Luftës së Gjirit Persik


(12.01.2011 RV)Kryeministri i Kuvajtit, shehu Naser Mohamad al-Ahmad al-Sabah shkoi sot për vizitë në Bagdad, për herë të parë pas sulmit të Irakut të Sadam Hyseinit kundër Emiratit, në vitin 1990. Objektivi i kësaj vizite historike është përshëndetja e kryeministrit Nuri al-Maliki, i cili sapo u konfirmua në detyrë, edhe në qeverinë e re. Iraku i paguan Kuvajtit 5% të të ardhurave nga nafta, si dëmshpërblim për luftën.







All the contents on this site are copyrighted ©.