2011-01-11 16:02:52

Papa dërgoi në Haiti në një vjetorin e tërmetit, kardinalin Sarah me ndihma për popullsinë e varfër


Kardinali Robert Sarah, president i Këshillit Papnor Cor Unum, vijon misionin e tij të solidaritetit në Haiti. Kujtojmë se nesër bie përvjetori i parë i tërmetit shkatërrimtar që shkaktoi 250 mijë të vdekur. Mbi një milion njerëz, prej tyre gjysma fëmijë, vazhdojnë të jetojnë nëpër çadra. Kardinali, që ka takuar edhe presidentin René Preval, kremtoi sot një Meshë në kampin Park Arka ku janë sistemuar të pastrehët.
Kardinali Sarah çoi në Haiti “mesazhin e Papës dhe një ndihmë ekonomike popullsisë që është goditur rëndë nga tërmeti i një viti më parë, një ndihmë konkrete që vjen nga ofertat që janë mbledhur për këtë qëllim: 800.000 dollarë për rindërtimin e shkollave e 400.000 dollarë për ndërtimin e shtëpive e të kishave”. Kështu njoftoi Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë duke saktësuar se “presidenti i Corun Unum, shoqërohet në këtë mision nga zëvendës sekretari mons. Srgundo Tejado.
Nesër më 12 janar, kardinali Sarah do të lexojë mesazhin e Papës gjatë kremtimit të Meshës në përkujtim të viktimave të tërmetit të para një viti. Pastaj do të takojë ipeshkvijtë e klerin e vendit. Së fundit kard. Sarah do të takojë edhe përgjegjësit e Karitaseve e të Organizatave ndërkombëtare të vullnetariatit. Vizita ka si qëllim të falënderoi të gjithë ata që bashkëpunojnë në këtë punë tejet të rëndë e të rëndësishme në fazën e emergjencës e të ripohon angazhimin e Kishës në rindërtimin e vendit, duke nxit një fushatë të re të impenjimit falas përmes karitaseve e mënyrave tjera vullnetare për të ndihmuar popullsinë e Haiti.
Para një situata humanitare që edhe ashtu vazhdon të jetë dramatike, i shtohet tani epidemia e kolerës, që – sipas Organizatës botërore të shëndetësisë – akoma nuk ka arritur në nivelet më të larta, po gjithsesi është dramatike: nga tetori kanë vdekur mbi 3.650 vetë. Në këtë kontekst, një shenjë shprese arrijnë nga periferia e Waf Jermie, në Citè Soleil, ku një motër rregulltare françeskane, motër Marcella, e cila prej 5 vitesh jeton e vepron në Vendin karaibik, ka arritur të ndërtoi mbi pluhurin e vendin e plehrave, një fshat prej 122 shtëpive ku njerëzit mund të rifillojnë një jetë të re.







All the contents on this site are copyrighted ©.