2011-01-11 16:03:34

Pakistan: Policia hap zjarr mbi protestuesit. Një i vdekur dhe 14 të plagosur.


(11.01.2011 RV)Në Pakistan policia hapi zjarr sot kundër një grupi manifestuesish që po protestonin për ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike në Banu, në veri-perëndim të vendit. Si pasojë u vra një protestues dhe u plagosën 14 të tjerë. Demonstrata e protestës degjeneroi, atëherë kur rreth 500 vetë, të cilët kishin bllokuar rrugën për tri orë, nuk iu bindën urdhërit të policisë për t’u shpërndarë. Policia deklaroi për shtypin se protestuesi u vra në përleshje me armë zjarri me policinë, por banorët ngulin këmbë se i gjithë faji ishte i policisë, që shtiu me armë zjarri kundër turmës.







All the contents on this site are copyrighted ©.