2011-01-11 16:26:31

Në Nigeri sulmohet një fshat me shumicë të krishterë


(11.01.2011 RV)Dhunë e re në Nigeri. Në agimin e ditës së sotme, 13 vetë u vranë gjatë një sulmi kundër fshatit Uareng, në shtetin qendror të Platosë, i cili është urë kalimi ndërmjet veriut islamik dhe jugut me shumicë të krishterë. Fshati banohet nga të krishterë. Njerëz të armatosur vranë të rritur e fëmijë, duke i djegur më pas kufomat sëbashku me shtëpitë.







All the contents on this site are copyrighted ©.