2011-01-11 16:26:44

Në Irak hapet zyra kundër dhunës antikristiane


Presidenti irakian, Zhalal Talabani ka dhënë urdhër për formimin e një zyre të veçantë, që do të merret me problemin e dhunës kundër të krishterëve në vend. Zyra, sipas komunikatës presidenciale, do të veprojë në bashkëpunim me bashkësitë e krishtera për të kontrolluar kërkesat e nevojat e tyre, si edhe për të organizuar një fushatë të përbashkët kundër planeve, që synojnë shkatërrimin e shoqërisë irakiane. Talabani premton se do t’u kërkojë autoriteteve fetare të Nazhafit, sunitë e shiitë, të bëjnë një fatva që ndalon sulmet kundër të krishterëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.