2011-01-11 15:07:19

Izraeli promovon “Shtegtim nëpër gjurmët e Virgjërës Mari”.


(11.01.2011 RV)Izraeli po i fton gjithmonë e më shumë turistët të kryejnë shtegtime nëpër gjurmët e Virgjirës Mari, pjesë kjo e një fushate të gjërë për promovimin e turizmit të besimtarëve të krishterëve në Tokën e Shenjtë. Një intinerar i ri përvijuar nga Ministria e Turizmit të Izraelit i ndihmon shtegtarët e krishterë të vizitojnë vendet ku Nëna e Jezu Krishtit jetoi dhe udhëtoi.
Në to përfshihet Nazareti, vendlindja e saj si edhe Kroi i Zojës e Varri i Zojës afër Jeruzalemit. Zyrtarët izraelitë thanë se me anë të kësaj nisme shpresojnë të promovojnë shtegtimet e të krishterëve, të cilët i kanë parë e vizituar vendet ku ka jetuar e ka kaluar Jezusi. Në vitin 2010, 69 përqind e shtegtarëve që vizituan Izraelin qenë të krishterë.
Intinerari në fjalë quhet “Nëpër gjurmët e Virgjërës Mari” dhe do të përkthehet edhe në spanjisht, frëngjisht, italisht, polonisht dhe portugalisht.







All the contents on this site are copyrighted ©.