2011-01-10 18:12:59

Në protesta për shtrenjtim të bukës në Tunizi e Algjeri mbi 50 të vrarë


Trazirat dhe dhuna kanë përfshirë Tunizinë e Algjerinë, si pasojë e protestave të qytetarëve e posaçërisht të të rinjve të shkaktuara nga shkalla e lartë e papunësisë dhe rritja e çmimeve të ushqimeve si buka, qumështi e tjerë. Në Tunizi thuhet se 25 vetë janë vrarë gjatë përleshjeve me policinë. Bilanci i viktimave mund të jetë edhe më dramatik, burimet e mediave pohojnë për 50 viktima vetëm në Tunizi. Autoritetet fajësojnë ekstremistët për dhunën. Në protesta të ngjashme në Algjeri dy persona janë vrarë e qindra të tjerë janë plagosur. Situata mbetet e tensionuar në të dy vendet.







All the contents on this site are copyrighted ©.