2011-01-10 15:48:17

Në Kosovë KQZ publikon rezultatet preliminare


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet preliminare për secilin subjekt politik, në nivel qendror, pas rivotimeve apo turnit të dytë të votimeve që u mbajtën dje më 9 janar në pesë komuna. Me përjashtim vetëm të Mitrovicës, qytet ku votimet do të përsëriten më 23 janar, përqindjet për secilën parti në nivel vendi janë: PDK 32.0 %, LDK - 24.7 %, VV - 12.6 %, AAK - 11.2 %, AKR - 7.3 %, LDD - 2.2 % dhe FER - 2.2 %. Në këto përllogaritje janë futur edhe të dhënat nga votat e rinumëruara.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se më 23 janar, votimet për zgjedhjet parlamentare do të përsëriten në tërë komunën e Mitrovicës. Ky vendim vjen pas atij të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila pati vendosur që në 24 vend votime në Mitrovicë të përsëriten zgjedhjet për shkak të parregullsive.








All the contents on this site are copyrighted ©.