Frattini: Në Shqipëri nuk ka krizë politike por një parti që nuk do të dialogojë normalisht
në Parlament.
Italia është e angazhuar për promovimin e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian
e do të ndërmarr nisma të ndryshme për ta bërë të njohur më mirë realitetin e Shqipërisë
si nga pikëpamja politike e po kështu edhe nga pikëpamja ekonomike. Për këtë, ministri
i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, njoftoi se më 18 janar do të mbahet në Milano
Forumi i dialogut italiano-shqiptar i cili do t’u jap mundësi sipërmarrësve e biznesmenëve
italianë për t’u njoh me mundësitë që ofron Shqipëria. Gjatë takimit të sotëm në
ministrinë e jashtme Farnesina me homologun shqiptar Edmond Haxhinasto, kreu i diplomacisë
italiane kujtoi impenjimin e Italisë për miratimin e liberalizimit të vizave për qytetarët
e Shqipërisë. “Etapa e ardhshme do të arrijë në tetor në raportin pozitiv kështu që
të bëhet i mundshëm pranimi Shqipërisë me statusin e kandidatit për aderim në BE”,
nënvizoi Frattini. Për këtë “do të bashkëpunojmë në procesin e aderimit në mënyrë
që Tirana ti përmbush në kërkesat e nevojshme për këtë qëllim. Për Frattinin, është
e nevojshme diçka tjetër t’u shpjegohet më mirë mediave e opinionin publik për situatën
në Shqipëri: qeveria e Tiranës është duke bërë përparim e Parlamenti funksionon e
është duke punuar”, nënvizoi ministri i jashtëm italian i cili kundërshtoi ata që
flisnin për një “krizë politike” në Shqipëri për shkak të ndarjes brenda Parlamentit.
“Kudo është vështirë të marrësh masa e miratosh ligje”, shpjegoi Frattini, “nuk do
të thosha se ekziston një krizë politike por një problem me një parti të opozitës
që të pranojë dialogun normal”. Gjatë takimit të dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë
e të Italisë, Haxhinasto e Frattini janë trajtuar edhe tema si situata në Ballkanin
perëndimor e vështirësitë në Kosovë. Ministri i Shqipërisë falënderoi Italinë për
mbështetje në procesin e aderimit në BE e kujtoi edhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet
Romës e Tiranës: “Italia është investitori i parë e donatori i tretë në Shqipëris”,
kujtoi Haxhinasto, duke nënvizuar se Italia është një “partner strategjik” për Shqipërinë.