2011-01-10 16:52:29

Doli sot para gjyqit autori i masakrës së Tuksonit në Arizona


Doli sot para gjyqit Xhared Li Lafner, 22 vjeçari autor i masakrës së Tuksonit në Arizona, ku të shtunën gjetën vdekjen gjashtë vetë dhe u plagosën 14 të tjerë, ndër të cilët deputetja demokrate, Gabriel Gifords. Xhared akuzohet për vrasje, me faktor rëndues goditjen e një anëtareje të Kongresit amerikan.
Në orën 17, siç kërkoi presidenti Barak Obama, u mbajt një minut heshtje për të përkujtuar viktimat. Pasi mori lajmin, ipeshkvi i Tuksonit, imzot Xherald Frederik Kikanas, i cili ishte për vizitë në Tokën Shenjte bashkë me ipeshkvij të tjerë, u kthye menjëherë në atdhe për t’u qëndruar pranë familjeve të viktimave. Sipas tij, është e nevojshme të rishikohet ligji mbi armëmbajtjen në SHBA-të.







All the contents on this site are copyrighted ©.