2011-01-07 18:00:16

Sapë: kremtimi i Epifanisë e përvjetori i shugurimit ipeshkvnor i izmot Avgustinit


Më 5 janar, dioqeza e Sapës kujtoi 4 vjetorin e shugurimit ipeshkvnor të bariut të vet shpirtëror, imzot Lucjan Avgustinit. Me kremtimin e Meshës në katedralen “Nënë Tereza” në Vau-Dejës, besimtarët katolikë dhe kleri i dioqezës së lashtë të Sapës, festuan ipeshkvin e tyre, izmot Avgustinin në përvjetorin e shugurimit ipeshkvnor dhe ripohuan vullnetin e tyre për vijuar udhën shpirtërore gjurmëve të Mësuesit Hyjnor, sipas shembullit të jashtëzakonshëm të së Lumes Nënë Terezë.
Më 6 janar, e tërë Kisha dioqezane e Sapës kremtoi solemnisht festën e Dëftimit të Zotit. E sipas shembullit të Dijetarëve të Lindjes, besimtarët ende sot janë të thirrur nga Kisha të ndërmarrin udhën që çon te Mesia. Fjala e Zotit është ylli i vërtet që gjatë pasigurive e vështirësive tona njerëzore, na ofron dritën e vërtet të udhës. Po më hollësisht nga Vau-Dejës na njofton Violeta Marashi…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.