2011-01-07 15:31:29

Kosova në pritje të rivotimit më 9 janar


Në Kosovë sot është dita e fundit e fushatës elektorale për subjektet politike që garojnë për zgjedhjet e përsëritura të 9 janarit. Rivotimi do të bëhet në Drenas, Skënderaj dhe në Deçan, si dhe pjesërisht në Lipjan e Malishevë. Siç dihet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), tashmë ka akredituar rreth 2 mijë vëzhgues, vendorë e ndërkombëtarë që do të monitorojnë rivotimin të dielën. Procesin e rivotimit të dielën do ta monitorojë edhe një delegacion i Parlamentit Evropian, i përbërë nga dy anëtarë, Ulrike Lunaçek nga Austria, dhe Juta Shtajnruk nga Gjermania. Një ditë pas zgjedhjeve më 10 janar, priten vlerësimet rreth procesit të rivotimit të anëtarëve të PE së.







All the contents on this site are copyrighted ©.