Ku mund ta gjejmë Zotin e judenjve, që është duke lindur?” – pyesin tre mbretërit
në Ungjillin e Mateut, derisa përshkruhet shtegtimi i tyre, gjatë të cilit i kumtojnë
Herodit se panë yllin e tij në horizont (Mt. 2,12). Po kush është Zoti i judenjve?
Na e shpjegon ky titull: “Zoti është Zot!”. "Nuk jam – thotë Zoti, pronë e askujt. Atëherë
mos thuaj: “Zoti im!”, siç do të thoshe: gruaja ‘ime’, ‘ime’ bijë, ‘im’ bir. Yt
bir nuk të përket, jot shoqe s’ është prona jote, e unë, Zoti, s’jam në dorë
tënde. Ti Zotin s’e prek dot, edhe kur hap e mbyll tabernakujt. Prania e
tij – e di mirëfilli, është dhe mungesë e tij. E kjo ka kuptimin: kur tjetri
s’ gjindet, është edhe më i pranishëm. Mos e kërko Zotin, kur ke nevojë
për të. Nuk gjindet në nevojë, por në dëshirë. Ta dish, dhe në se kërkesa
të përmbushet, Ai, dëshira, troket gjithnjë në skajin tjetër të rrugës. Tregoma,
o Zot fytyrën tënde. E ndoshta do të kuptoj se kush jam. Fytyra e Zotit ka ngjyrën
e duresës, është zeshkë nga dielli i dashurisë. Fytyra e Zotit është në fytyrën
e atij që e takoj çdo ditë në udhët e jetës sime. Në se ti do të ma dëftoje
fytyrën tënde, o Zot, Ndoshta do të shikoja fytyrën e tjetrit. E, duke e takuar,
do ta pranoja!".