2011-01-05 14:57:56

Papa: Epifania, festa e dëftimit të Zotit na fton ta zhveshim kohën e Krishtlindjes nga moralizmi e sentimentalizmi


Festa e Epifanisë së Zotit, që do të thotë e Dëftimit të Zotit, që përkon me ditën e fundit të pushimeve për nxënësë e stduentë, “na rrëmben e lë pa mend sot ashtu edhe dikur, më shumë se festat tjera të mëdha të Kishës; na tërheq e mahnitë sepse të gjithë në një farë mënyre e perceptojmë dhe kuptojmë se lindja e Jezusit ka të bëj me aspiratat e shpresat më të thella të njeriut”. “Mirëpo konsumizmi mund të na largoi nga kjo nostalgji e brendshme”, Kështu pohoi Papa mes tjerash në katekizmin e sotëm mbajtur në Audiencën e Përgjithshme në Vatikan. “Dritat e zbukurimeve të Krishtlindjes në një farë mënyre mund të bëhen pasqyrim e shenjë e Dritës që është ndez me mishërimin e Zotit”, spjegoi Papa duke i porosit besimtarët ta “jetojnë thellësisht e intensivisht tërë kohën e Krishtlindjes siç na mëson e paraqet Kisha e që zgjat për dyzet ditë, nga 25 dhjetori deri më 2 shkurt, nga kremtimi i Natës së Lindjes së Krishtit, deri te Amësia e Marisë, Epifania, Pagëzimi i Jezusit, dasma e Kanës e Paraqitja në Tempull, pikërisht në analogji me kohën e Pashkëve, që formon një njësi të vetme prej pesëdhjet ditësh, deri në Rrëshaj”. Pra duhet të rizbulojmë e shpëtojmë, spjegoi Papa, “këtë kohë të Krishtlindjes nga veshjet e tepërta moarliste e sentimentaliste”.
“Natën e festës së Epifanisë, në të cilën kremtojmë dëftimin e Zotit të gjithë njerëzve”, Papa teolog nënvizoi se “kremtimi i Krishtlindjes nuk është vetëm një kujtim, por është sidomos e në rend të parë mister; nuk është vetëm përkujtim, por edhe prani”, duke shpjeguar harkun kohor të Krishtlindjes e domethënien e saj shpirtërore të besimtarët e krishterë.







All the contents on this site are copyrighted ©.