2011-01-05 18:31:53

Papa emëron mons. Segundo Tejado Munoz zëvendës-sekretar të Këshillit Papnor ‘Cor Unum’.


Papa Benedikti XVI emëroi sot mons. Segundo Tejado Munoz zëvendës-sekretar të Këshillit Papnor ‘Cor Unum’. Meshtari spanjoll mons. Segundo Tejado Munoz është i njohur nga shqiptarët, kujtojmë se nga viti 1993 deri më 2003 ka shërbyer në kryedioqezën e Tiranë-Durrësit, ku mes tjerash ishte edhe famullitar i Katedraljes së Shën Palit në kryeqytet dhe më vonë është emëruar drejtor i Karitasit Shqiptar, detyrë të cilën e vijoi deri në largimin e tij nga Shqipëri për në Vatikan, e pikërisht në Këshillin Papnor ‘Cor Unum’ që është Karitasi i Papës. Ja si e priti këtë emërim mons. Segundo dhe kujtimi i tij për Shqipërinë....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.