2011-01-04 16:52:25

Papa viziton nesër spitalin romak ‘Gemelli’ për të takuar fëmijët e sëmurë


Papa Benedikti XVI viziton nesër spitalin romak ‘Gemelli’ per ti takuar fëmijët e sëmurë, të cilëve do t’u shpërndajë personalisht dhuratat e Krishtlindjes e të Epifanisë. Nesër pasdite Ati i Shenjtë Racinger viziton poliklinikën romake ‘Agostino Genelli’ për të qenë afër të vegjëlve që janë të shtruar në reparte të pediatrisë dhe do të bekojë një Qendër të re për kurimin e fëmijëve me sëmundje të rënda në shtyllën kurrizore.
Kujtojmë se ndaj vuajtjeve të fëmijëve, Benedikti XVI pat bërë një tjetër gjest personal duke treguar vëmendjen e atij atërore ndaj të vegjlëve. Më muajt e parë të papnisë së tij, më 30 shtator 2005 vizitoi spitalin pediatrik të Romës ‘Bambino Gesù’. Me atë rast Papa pat thënë se me praninë e tij dëshironte të “dëshmonte dashurinë e Jezusit për fëmijët, një dashuri që përhapet vetvetiu nga zemra e bënë që shpirti i krishterë të rritet e të përforcohet”.
Nesër në Gemelli rreth orës 17.15 Papa do të pritet nga Mëkëmbësi i tij për dioqezën e Romës kardinal Vallini e nga rektori i Universitetit Katolik, Lorenzo Ornaghi.
Papa Benedikti XVI do të viziton Repartin e Pediatrisë e do të bekojë lokalet e reja të Qendrës për sëmundjet e shtyllës kurrizore, pastaj do të vizitojë Repartin e Terapisë Intensive të Lindjeve. Më vonë në hall të Poliklinikës do të zhvillohet takimi me fëmijët e asistuar në reparte të ndryshme, të cilëve, në mbarim të takimit do t’u drejtojë fjalën e rastit, e do t’u ofrojë personalisht dhuratat e Krishtlindjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.