2011-01-04 11:58:08

Papa emëroi Prefekt të ri të Kongregatës për Institutet e Jetës së Përkushtuar e Rregulltare, imzot Braz de Aviz


Ati i Shenjtë Papa Benedikti XVI pranoi dorëheqjen e paraqitur, për arsye të moshës, nga hirësia e tij kardinalit Ranc Rodé, nga detyra e Prefektit të Kongregatës së Vatikanit për Institutet e Jetës Rregulltare e të Shoqërive të Jetës Apostolike dhe në vend të tij e në të njëjtën detyrë emëroi kryeipeshkvin e Brazilias së Brazilit, shkëlqesinë e tij imzot Joào Braz de Aviz
Shkëlqesia e tij Joao Braz de Aviz lindi në Mafra, dioqezën e Joinville, Shtetin e Brazilit, më 24 prill 1947. Pas studimeve filozofike në Seminarin e madh “Rainaha dos Apòstolos” të Curitibas e në Fakultetin e Palmas, studimet teologjike i kompletoi në Romë, pranë Universitetit Papnor Gregoriana dhe specializimin pranë Universitetit Papnor të Lateranit, ku më 1992 doktoroi në teologjinë dogmatike.
Më 26 nëntor 1972 shugurohet meshtar e inkardinohet në Dioqezën e Apucarana, ku zhvilloi misionin e tij si famullitar në bashkësi të ndryshme kishtare, pastaj si Rektor i Seminarit të Madh në Apucarana e në Londrina, dhe si profesor i teologjisë dogmatike pranë Institutit teologjik Pali VI në Londrina. Imzot Braz de Aviz qe edhe Anëtar i Këshillit prezbiteral e i Kolegjit të Këshilltarëve, si dhe Koordinator i përgjithshëm i veprimtarisë baritore dioqezane në Apucarana.
Më 6 prill 1994 qe emëruar ipeshkëv ndihmës i kryedioqezës së Vitòria, e shugurimin ipeshkvnor e mori më 31 maj 1994. Më pas më 28 janar 2004 u transferua si ipeshkëv i dioqezës së Ponta Grossa. Në majin e kaluar organizoi Kongresin e XVI Eukaristik Kombëtar të Brazilit, në përkim me 50 vjetorin e qytetit.







All the contents on this site are copyrighted ©.