2011-01-04 16:02:58

Benedikti XVI protagonist i ekonomisë për vitin 2010


(04.01.2011 RV)“Për thirrjet e tij të vazhdueshme drejtuar bashkësisë ekonomike dhe financiare, kundër egoizmit dhe shfrytëzimit pa kriter të burimeve” dhe “për kontributin në transparencën e IOR-it (Institutit të Veprave Fetare, që njihet si Banka e Vatikanit)”: me këtë motivacion, gazeta ekonomike italiane “Il Sole 24 ore” e ka vendosur Papën Benedikti XVI në mesin e protagonistëve të botës ekonomike për vitin 2010.
“Papa teolog – shkruan gazeta – ka dhënë edhe një herë provë për thellësinë e mendimit të tij e për sa është i aftë të ndikojë në shoqërinë bashkëkohore”. Në epokën e krizës aktuale, mesazhi i enciklikës “Caritas in veritate” qe thelbësor kundër egoizmit dhe nihilizmit të botës. Gjithashtu, gazeta tërheq vëmendjen mbi thirrjet e Atit të Shenjtë për të shfrytëzuar mirë burimet globale, sidomos ato bujqësore, për të ndihmuar kështu edhe vendet e varfëra. Vihet në dukje veçanërisht impenjimi i Papës për transparencën bankare, kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.







All the contents on this site are copyrighted ©.