2011-01-03 16:33:43

Në Indi 30 të vdekur nga moti i keq


Në valë e acarit dhe motit të keq ka goditur veriun e Indisë duke shkaktuar vdekjen e 30 personave e ngujimin e mijëra turistëve në lokalitetet e Himalajeve. Temperaturat dje kanë zbritur deri në -23 gradë në qytetin Leh, në Ladakh, në rajonin budistë të dëmtuar nga reshjet monsonike verën e kaluar. Numri më i madh i viktimave regjistrohet në Shtetet veriore me popullsi të mëdha të Uttar Pradesh e të Bihar, ku shiu ka ulur temperaturat duke krijuar vështirësi të mëdha për të varfit e të pastrehët. Rekordi i të ftohtit është regjistruar edhe në kryeqytetin Nju Delhi. Në qytetin Agra, ku gjendet mauzoleu i njohur i Taj Mahal, autoritetet kanë vendosur mbylljen e shkollave (të cilat janë pa ngrohje) për disa ditë. Bora e madhe ka paralizuar edhe disa vende të njohura në Himalaje, si Shimla në Himachal Pradesh, e Gulmarg në luginën e Kashmirit, ku shumë turistë kanë shkuar për festa të fundvitit.







All the contents on this site are copyrighted ©.