2011-01-03 15:36:46

Mijëra vetë në Madrid për “Meshën e Familjes Shenjte”


(03.01.2011 RV)Dhjetra mijëra vetë morën pjesë dje në Madrid, për të katërtin vit me radhë, në Meshën solemne të Familjes Shenjte, kryesuar nga kardinali-kryeipeshkëv i kryeqytetit spanjoll, Antonio Maria Ruoko Varela. Me moton “Familja e krishterë, shpresë për Evropën”, erdhën në Spanjë besimtarë nga krejt kontinenti. Mbi domethënien e këtij takimi, të dëgjojmë përgjegjësin për baritorinë e familjes në Episkopatin spanjoll, imzot Huan Antonio Reig Pla:
Qëllimi i këtij takimi në Plaza de Colòn në Madrid ishte ta shfaqnim publikisht fenë në Jezu Krishtin dhe planin e Zotit për martesën, familjen e jetën njerëzore. Familjet e mbledhura deshën të shprehnin shpresën për Spanjën dhe Evropën, deshën të përjetonin sëbashku gëzimin e të qënit “familje”, të sigurtë se hiri i Hyjit mbështet dashurinë e bashkëshortëve dhe jetën e ndërtuesve të ardhshëm të Evropës. Plaza de Colòn është një dritë në mesin e errësirës aktuale, në mesin e hijeve, që tërhiqen zvarrë përreth shenjtërisë së jetës, është një thirrje për mbrojtjen e martesës dhe të familjes. Duhet të themi fjalë shprese për Spanjën dhe Evropën.







All the contents on this site are copyrighted ©.