Sot e diel, 2janar, Kisha kremton të dielën e dytë pas Krishtlindjes e po
më 2 janar kalendari përkujton edhe shën Bazilin e madh e Gregorin Nazianzenin, të
dy ipeshkvij e doktorë të Kishës. Zoti ynë është i madh në dashuri. Nësër e
hënë 3 janar, bie festa e Emrit të Shenjtë të Jezusit. Të ngazëllejmë në Zotin,
shpëtimi ynë. Na bekoftë Zoti me dritën e fytyrës së vet. Të martën që vjen
më 4 janar, kalendari përkujton shënjtorët Ermete e Kajo, të Lumen Anxhela nga
Folinjo. Të mërkurën e ardhshme më 5 janar, kalendari shën përkujtimin e
shën Deogratias, shën Eduardin Rrëfyestar. Të enjten më 6 janar, Kisha kremton
solemnitetin e Dëftimit të Zotit. Të premten që vjen më 7 janar, bie përkujtimi
i shën Rajmondit de Penafort, shën Krispinit e shën Kanutit. Të shtunën më 8
janar, kalendari kërkujton shën Severinin, shën Lucianin e shën Lorenc Justinianin. Të
dielën e ardhshme më 9 janar, Kisha kremton festën e Pagëzimi të Zotit tonë Jezu
Krisht në lumin Jordan.